Dinamo City duket se ka gjetur një “qytet” dhe ai është në afërsi të zonës së katërshes së parë. Klubi dinamovit, i Tiranës apo Durrësit, pak rëndësi ka kjo sot, duket se është kandidati i vërtetë për të plotësuar katërshen e privilegjuar të finales së madhe të sezonit, duke i dhënë një “shuplakë” në distancë Tiranës që në të njëjtën ditë u mund nga Kukësi i fundit në gjysmëfinalen e parë të Kupës. Suksesi i “nëndetëses”, siç quhej dikur skuadra e Dinamos, e konsolidon skuadrën e drejtuar nga Dritan Mekheti e cila në në ndeshjen e javës së 27 të Superiores, që ishte e prapambetur mposhti Teutën me një gol që tregon karakterin e skuadrës blu. Me suksesin e sotëm 1-0, “nëndetësja” ngjitet në vendin e katërt, duke kapërcyer Skënderbeun për t’u pozicionuar mes ekipeve të cilat në teori do të luajnë për titullin kampion në “Final Four”. Ndërkohë, për Teutën shanset për të shkuar në katërshen më të mirë zbehen ndjeshëm pasoi janë 8 pikë larg ekipit dinamovit dhe me pak ndeshje në dispozicion për të rikuperuar këtë diferencë. Nga kjo ditore me siguri e kanë pësua edhe në Korçë ndërsa Egnatia më siguri nuk është e kënaqur që në finalen e parë të madhe mund të ndeshet me skuadrën më në formë të momentit.
sfidanti.al