Gjatë ditëve të fundit, mediat shqiptare kryesisht online janë fokusuar në formën që po kalojnë legjonarët e sulmuesit kuqezi nga Londra në Kazanin e largët me ndalesë në Stamboll. Armando Broja po “persekutohet” nga Fulham sipas shqiptarëve që Brojën që sipas tyre sot Fulham po i vjedh djersën edhe pse në ekipin e “Craven Cottage”, trajneri e bëri të qartë që meritokracia në ekip e ka penalizuar dhe kjo është e vërteta e madhe që askush këtu nuk dëshiron ta dëgjojë. Për shqiptarët, fajin e kanë përherë të huajt dhe jo ne, jo Broja, jo stafi i lojtarit, askush, vetëm tekniku i Fulham. E njëjta histori edhe me Mirlind Dakun, sulmuesi që na bëri krenarë me tatuazhin e famshëm, por sot trajneri i Rubin Kazan e ka “kryqëzuar” publikisht duke deklaruar se nuk ështe aspak i kënaqur nga mënyra se si ai po luan.
Gjithsesi, pavarësisht vlerësimit negativ që i bëri Sylvinho dhe monentit “jo” të tij, dikush shpik histori me oferta 7 milionë dollarëshe e madje marrëzia shkon deri atje sa të thuhet madje që Rubin e ka refuzuar këtë ofertë për të pritur Euro 2024 me shpresën se vlera e lojtarit mund të rritet, ndoshta sipas ëndrrave të shqiptarëve deri në 10 apo 15 milionë. Në Turqi, pozitat e Muçit janë më komode por ende pa hedhur hapa të sigurtë me Beshiktas, mediat e kanë transferuar ne Aston Villa për shifra me shumë zero që ndryshojnë çdo ditë sipas dëshirës së njerëzve . A vlen Muçi 20 milionë? Po Daku 7? Broja a është vërtet kaq i çmuar për futbollin e Premier League? Këto janë pyetje që duhet të na bëjnë të reflektojmë..
sfidanti.al