Batuta në Vlorë: Sa të mbaroj pedonalja, e ka radhën Flamurtari!

Sa herë që shfaqet Sinan Idrizi,  në rolin e sulmuesit bomber me kritika ndaj “Partisë së topit”, , në FSHF shtypin butonin e aparatit të përgjimit. Nuk humbasin asnjë frazë të tij dhe kanë të drejtë se padrejtësia është e madhe, ka llokma për të gjithë, por pak kanë kurajë për të demaskuar. Thonë se Flamurtari sa të ketë Idrizin dhe FSHF sa të ketë Dukën, topi do të jetë i shryrë për vlonjatët, do të luajnë poshtë dhe jo lart,atje ku e kanë vendin!

Në Vlorë thumbojnë me ironi se shef Rama sapo të mbarojë punë me pedonalen, do të merret edhe me Flamurtarin!  Dikur thonin me ironi për tiranasit shprehjen e famshme “ ç‘të bëri deti”, tani i drejtohen çunave të FSHF-së dhe presidentit Duka “ ç‘të bëri Flamurtari .. more derëzi !”

Në këtë finalen e fundit me Laçin, sikur të ishte një film i parë për të disatën herë, arbitri  ka bërë “magjinë e zezë”, siç ka ndodhur rëndom me vlonjatët.  Vate , vate ajo kohë kur ishte kryetar  Shpëtim Gjika dhe arbitrat shkonin me dajre në Vlorë, tani në kohën e Sinanit armatosen  me kartona e bilbiladhe tundin flamurin ..tamam në qytetin e Flamurit.

Fraza e Sinanit për ndeshjen e fundit me Laçin, dëshmon se filmi “Nuk ka paqe nën ullinj” do të vazhdojë seritë. E meritojnë të përgjohen fjalët e Sinan Idrizit: “  Unë di që cikli i shenjtërimit është mbyllur me Shën Mërinë, por gruaja dhe motra e arbitrit  qenkan të shenjta, gratë tona, motrat tona që shahen në kor atje, nuk janë të shenjta…”

Sfidanti.al