Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo zyrtarisht mund të quhet shtetas shqiptar. Ai bëri sot procedurat e pasaportës me gjithë betimin e nevojshëm, përkrah Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ai ishte sot në Lushnjë ku u finalizua i gjithë proçesi ku ai me gjithë stafin e tij kryejnë procedurat e nevojshme. Sylviho bëhet trajneri i dytë në historinë e Kombëtares shqiptare që pranon të marr nënshtetësinë shqiptare, pas Xhani De Biazit.
sfidanti.al