Në këtë moment që flasim janë tetë futbollistë pa kontratë. Tiranës i ikin katër titullarë në mbrojtje. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin, Bruno Lulajn, Florjan Përgjonin dhe Gledi Micin. Ata janë gjithë reparti. Me Najdovskin ndarja është përfundimtare. Edhe Lulaj do të shohë për një skuadër tjetër. Për Micin ende nuk ka një situatë të qartë. I vetmi që thuajse e ka të sigurt qëndrimin është Florjan Përgjoni, i cili tashmë është veteran në skuadër. Edhe në mesfushë skuadrës mund t’i ikin dy titullarë. Bëhet fjalë për Ardit Deliun dhe Regi Lushkjen. Dyshes që më parë ka luajtur me Laçin i mbaron kontrata dhe tani duhet të vendosin për të ardhmen. Dy lojtarët janë të padiskutueshëm në ekip dhe klubi duhet të vendosë për të ardhmen. Patrik dhe Kristal Abazaj janë dy titullarët që në fund të kampionatit nuk do të kenë kontrata të vlefshme. Dyshja ka qenë vendimtare për ekipin gjatë kësaj kohe, por do të shohim nëse do të marrin një rinovim.
sfidanti.al