Partizani gjithnjë e më shumë po i falet zotit , po shikon më shumë nga qielli se sa nga toka! Pas ndeshjes në Astana, trajneri Zekiç falenderoi VAR-in që anulloi 3 gola ekipit kundërshtar. Më parë kishin falenderuar zotin për shortin..bamirës!
Dhe sapo kthehet në Superligë, në ndeshjen kundër Laçit, ishte trajneri Zekiç që i falet të plotfuqishmit: “ Faleminderit Zotit që fituam në fund.. se në fushë u fshehëm. Ishte një mrekulli se si nuk e humbëm ndeshjen sot. Edhe veten doja ta ..ndërroja në këtë ndeshje!”
Nuk ka pikë dyshimi, spektakli i Partizanit nuk ishte në fushë, tamam aty ku pritej, por kur trajneri “demave” shfaqet para mikrofonit. Është ndjellës fakti se edhe trajneri i mëparshëm i Partizanit, italiani Kolela, ishte kritik ndaj ekipit. Madje deri në atë masë sa bëri “harakirin” duke pësëritur shpesh se “nuk jemi për kampion”. Kroati Zekiç , i cili do që fitoret të vijnë nga toka, jo nga qielli, edhe pse fitoi në minutat e fundit me Laçin, i gjeti diagnozën e semundjes “ sot kishim problem mendor, pasi na dukej se do të fitonim me lehtësi..”
Sfidanti.al