Mesfushori Juan Mata, ka nënshkruar për me skuadrën japoneze Vissel Kobe ku kanë luajtur më herët të tjerë lojtarë spanjolle me shumë emër si Andrés Iniesta apo David Villa. 35-ari transferohet në klubin J-League pasi ka luajtur një sezon në skuadrën turke Galatasaray dhe më parë në ekipe si Manchester United, Chelsea dhe Valencia.
Mesfushori i bashkohet Vissel Kobe deri në fund të këtij sezoni, i cili do të mbyllet dhjetorin e ardhshëm. Vissel Kobe aktualisht është në pozitën e dytë në kampionat pas 26 ndeshjeve të luajtura. Mata është shpallur kampion bote me kombëtaren spanjolle në vitin 2010. Ai shpreson të lërë gjurmë si Andrej Inesta që luajti për pesë sezone me këtë skuadër (2018-2023).