Aktor në Hollywood, Messi shkëlqen edhe në Los Angeles

Inter Miami vazhdon të korrë sukses pas suksesi në Major League Soccer. Në transfertën e Los Angeles FC, argjentinasi dhuroi sdy asiste, ndërsa skuadra e tij triumfoi 3-1. Facundo Farías, Jordi Alba dhe Leonardo Campana shënuan në stadiumin kalifornian ku çmimi i një bilete shkonte mesatarisht 700 dollarë, ndërsa kjo ishte ndeshja e fundit për këto dy javë për Lionel Messin i cili do të bashkohet me Argjentinën për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës.

Numri 10 e nisi ndeshjen nga pankina ndërsa në stadiumin e Los Angeles ishin të pranishëm edhe shumë personazhe të njohur për të ndjekur nga afër njeriun që ka fituar 7 Topa të Artë. Në 11 ndeshje me fanellën e Inter Miami, Messi regjistron 11 gola dhe 8 asiste ndërsa skuadra nga Florida nuk ka regjistruar asnjë humbje.