Simone Inzaghi beson që Inter është në rrugën e duhur. Në intervistën pas ndeshjes me Fiorentinen te fituar 4-0, tekniku zikaltër flet për derbin me Milanin që vjen menjëherë pas pushimit të kombëtareve.
“E dimë se çfarë do të thotë për ne derbi. Në këtë pushim shumë lojtarë do të luajnë me skuadrat e tyre dhe do të udhëtojnë shumë. Më vjen mirë që janë të lumtur që do të luajnë në ndeshjet eleminatore por ne do të kemi pak kohë për të përgatitur ndeshjen derbi dhe do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Lautaro Martinez është rritur shumë, ai është bërë një lider për ne”.