Paul Pogba u rikthye në fushë pas një dëmtimi të rëndë që e mbajti larg futbollit për shumë kohë por në transfertën e Empolit ai shfaqi sërish probleme. Në pjesën e dytë ai bëri shenjë se kishte probleme muskulore dhe trajneri Massimiliano Allegri konfirmoi se futbollisti kishte ndjerë përsëri shqetësime, duke shpresuar se situata nuk do të ishte po aq e rëndë sa në sezonin e kaluar.
“Pogba ndjeu një shqetësim ne pjesën e mbrapme të këmbës. Nga testet e nesërme do të kuptojmë se si është situata. Të shpresojmë që nuk do të jetë asgjë e rëndë, po vinte në një formë të pranueshme dhe është një lojtar i ndryshëm nga të tjerët. Më vjen keq”, deklaroi Allegri.