Akti final : fund me teatër i Superligës apo teatër ..pafund?

Sot është java e fundit e Superligës ose “nata finale” e teatrit të Superligës! Dhe ku ka moment më të çmuar për të ritreguar dialogun e famshëm me buldozeristin që prishi godinën e Teatrit Popullor..

– Po teatrin e futbollit, ai që quhet Superligë, a do ta prishni?

– Nuk mundem dot me këtë buldozer sepse teatri i futbollit i ka rrënjët shumë më të thella..!

Sot do të njohim ekipin kampion , do të zbulohet “enigma e madhe” edhe pse qysh në fillim të tragji-komedisë me top e kemi ditur fundin e tij. Cili do të jetë momenti më pikant në festën e shpalljes së ekipit kampion? Mezi po e presim atë moment, të cilin e shijojmë vetëm një herë në sezon, kur presidenti Duka zhytet në “mes të pilafit” dhe e tund i pari trofuen. Si për t’i kujtuar futbollistëve se kampioni i vertetë i teatrit me top është ai vetë , pastaj vijnë të tjerët…

Sfidanti.al