Ku duket se Lacios i ecën “fjollë”? Kur shënon edhe Hysaj!

Elseid Hysaj shënon gol në Serinë A italiane, ndërsa skuadra e tij Lacio arriti një tjetër fitore. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare realizoi në ndeshjen ndaj Kremonezes në stadiumin “Olimpiko” të Romës, që përfundoi me shifrat 3-2 për vendasit. Hysaj shënoi pikërisht golin e parë të sfidës që në minutën e 4-ët, por Lacio e pati të vështirë për të marrë tri pikët, duke vuajtur deri në minutën e parafundit. Kjo ishte një nga rrjetat e rralla të futbollistit shkodran në karrierën e tij. Me këtë fitore, skuadra nga kryeqyteti siguroi pjesëmarrjen në Superkupën e Italisë sezonin e ardhshëm, ndërsa kualifikimin për në Champions e kishte arritur që më parë. Tashmë, në Serinë A mbetet vetëm një javë dhe Lacio do të luftojë për të zënë vendin e dytë në renditje.

Sfidanti.al