A ma jep stadiumin per dasmë, me thirrë teze, halla dhe daja? Cili e ka thënë këtë batutë humori ? Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka bërë ironi me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci që ka dhënë leje, pa pyetur klubin e Vllaznisë, për një koncert të këngëtarit Bujar Qamili në stadiumin “Loro Boriçi”.
Po të ishte në Tiranë, të gjitha llojet e “dasmave” janë provuar në stadiumin “Arena Kombetare”, koncerte, ndeshje boksi, Kongrese apo Kuvende Partie, ku kulmi arriti kur përdhjenë barin si “triumfues” mbi sportin me autobuzin e Partisë. Por në Shkodër, në qytetin ku ka lindur futbolli, janë treguar xhelozë me “shtëpinë e futbollit” dhe deri tani ka patur vetëm një lloj dasme, kurse në Tiranë stadiumi , i cili u inagurua si “shtëpia e futbollit”, na doli rruges se ishte dhe shtëpia e politikës..
Sfidanti.al