Luis Diaz në “shënjestrën” e Barcelonës

Luis Diaz mbetet në shënjestrën e Barcelonës, por negociatat për ta sjellë atë në Spanjë janë të ndërlikuara. Klubi Blaugrana nuk ka ndërmend të investojë më shumë se 60 milionë euro për kolumbianin, i cili luan prej vitesh te Liverpool. Natyrisht, në një negociatë të këtij lloji, pozicionet e klubeve mund të evoluojnë me kalimin e kohës, por ky është limiti i vendosur nga spanjollët.

sfidanti.al