Akoma nuk është Tirana ime! Këto janë fjalët e trajnerit Orges Shehi në një intervistë në prag të ndeshjes së kthimit me Beshiktashin. Po cila është “kjo Tirana ime”, kur gjysma e mirë, ajo e Shehit, ka ikur nga ekipi dhe ka ardhur një gjysmë tjetër, ajo e presidentit Halili, akoma e e palidhur me trupin bardheblu. Nëse ndodh një haleluja me Beshiktashin dhe rilind kjo “Tirana ime” e Orgesit , a mjafton për të përmbysur turqit e hidhur të Beshiktashit…
Si fëmija që i ngjan nënës, edhe Tirana qahet për golat në minutat e fundit në Turqi, tamam siç bën Kombëtarja ngahera. Sa i ngjan “nonës” kur flitet për disa gabime që nuk janë të denja kur luajm në Europë.
”Golat djegin shumë në fund” – na prek plagën e vjetër trajneri bardheblu, sikur golat që pëson në fillim janë gola që kanë kohën e vet, kurse ato në fund… vijnë si me pabesi! Shehi ka 100 arsye të mos shtrëngohet e të thotë se mund të ndodhë “mrekullia e tetë” me Beshiktashin.., por nuk mund te humbet rasti qe te predikohet ..përmbysja e rezultatit 3-1!
Sfidanti.al