5 arsye për 5 golat që thithi pabesisht Egnatia…  

Ç‘ishte kjo që ndodhi me Egantian ? Ishte tufan i  Tiranës apo dorëzim  i Egantias? 5 gola në portën e ekipit më të mirë të gjithë vitit janë bërë objekt “studimi”  dhe një pyetje dyshuese është përmbi të tjerat: vrau veten Egnatia apo e vranë me komandë? Le të përpiqemi,  që për çdo gol të thithur nga ekipi rrogozhinas të  zbulojmë një arsye  “rebelimi”…

1 – Në një kampionat ku të gjithë e dredhin bishtin, Egnatia nuk mund të shpëtonte dhe të mbetej deri në fund të vitit  me shenjën e horoskopit “virgjëresha”…

2-  Në futbollin tonë ka edhe humbje, edhe me një shuplakë  golash si kjo e Egnatias me Tiranën, që fshehin një lloj rebelimi ndaj sistemit! Apo kur të thonë : mos u largo shumë në klasifikimin se do të dëmtosh veten …

3- Kishte frikë Egantia të thërriste me sa kishte fuqi se si ka mundësi që futbollisti Rafael Duamena, absolutisht më i miri sa ishte gjallë, nuk u preferua nga “çunat e FSHF-së” si futbollisti i kurorës! Mirë që nuk e ndihmuam të jetonte atë ditë fatale, por paska edhe ditë më të keqe se ajo….

4- Thonë të moçmit e futbollit se skudra si sillet  në fushë,  zbulon dhe fytyrën e trajnerit. Dhe stili romantik i Egnatias gjatë gjithë vitit, ka qënë si “qumësht blete” në një kampionat pa koshere! Sado që mbetet i preferuar “perjetë”  trajneri Shehi për shefat, nuk ka dyshim se Edlir Tetova i Egnatias ishte  befasia më e intriguese…

5- A lejohet që Egnatia të dal kampione në një kampionat, fatet e tw cilit luhen më shumë sipër sesa poshtë. Nje lojë  me shumë skenarë, por pa dëshimtarë… Thonë se kjo ndeshja e fundit, ndeshja e mëkatit stermadh,  ku porta e tyre u bë si “kuti votimi” me 5 gola,  ka qënë një shenjë pendese për mëndjelehtësinë e treguar,  që ia mbathën në arrati në klasifikim, duke dalë dukshem nga roli i caktuar nga regjia…

Sfidanti.al