Ju kujtohet çfarë feste ndezëm në media kur sulmuesi i Partizanit, Skuka, u shit me shifra “rekord” tek Metzi në Francë. Madje kishte nga ata që shkruanin se Franca furnizon gjithë botën me talente, ndersa ne furnizojmë ..Francën! Tani që Skuka është kthyer tek Partizani, prapëseprapë, të lumtur mbetemi. Festë kur e shitëm dhe festë kur e “blemë” nga ..Metzi i Francës. Ku do të gjëndej një futboll tjeter, kaq i paepur, saqë edhe kur e ka radhën të vishet me te zeza, prapë vishet si për dasmë….
Ka një rregull të pashkruar në lëmin tonë me top: nuk qajmë pse na kthehen futbollistët nga jashtë, por “festojmë” kur ekipet na forcohen me ..mallin që vjen nga jashtë me etiketë ndryshe. Ndaj, me krenari dhe me mburrje thonë se Partizani ka marrë dy dhurata nga Plaku i Vitit të Ri: trajnerin Orges Shehi, që tek Tirana pasi i ngritën bustin e shpallën “tradhëtar” dhe sulmuesin Skuka, që e shitëm shtrenjtë në Francë, por që e blemë ..lirë!
Sfidanti.al