Në një moment të vështirë të kombëtares, dhe të jetës shoqërore e politike, një njeri ndoshta do të ishte simbolika më e mirë për të shëruar disa plagë. Zinedin Zidan ka vendosur (sipas “L’Ekipit”), që të mos prekë punë tjetër me dorë përveç asaj të selektorit të Francës, ndonëse për këtë gjë do të duhet të presë të paktën 1 vit. Në detyrë mbetet Didie Deshamp, kampioni i botës në 2018 dhe nënkampioni i Europës në 2016, i cili pësoi disfatë në këtë Europian. “Zidan, në rezervë të Republikës”, është titulli i madh i “L’Ekipit”, që ka në kopertinë foton masive të ish-trajnerit të Realit, në një fotomontazh me trajnerin Deshamp e presidentin e Federatës, Noel Le Graet. Në një moment kur politika franceze është e përçarë ashpër, dhe e djathta e quajtur e skajshme po sulmon lojtarë të ndryshëm të kombëtares, ndoshta prestigji i Zidanit mund ta përmirësojë situatën.
Sfidanti.al