Me gjasë pati të drejtë sepse nëse do të kishte fituar, do të kishte qenë një hap i madh në luftën për titull në Premier Ligë. Një Totenhem-Liverpul, një duel Konte-Klop, pritej si një betejë dhe ishte pikërisht i tillë, veçse trajneri i të kuqve akuzoi gjyqtarin Tierni (Tierney) se gaboi në momentet kyçe dhe dy herë kundër skuadrës së tij. Në fund të ndeshjes, u duk nga lëvizja e gojës se ai i tha gjyqtarit se “unë nuk kam probleme me asnjë arbitër, por vetëm me ty”.
Fjala ishte për një karton të kuq të pretenduar për Harri Kejnin për ndërhyrjen ndaj Andi Robertsonit, dhe për një pretendim të Liverpulit për penallti kur Diogo Zhota u rrëzua në zonë. Pamjet me përsëritje duket se i japin të drejtë Klopit, ndërsa në 77’ u nxorr me të kuq Robertson për një faull të ngjashëm me atë të Kejnit në pjesën e parë, dhe kjo ndodhi pas këshillimit me VAR-in. “Ndeshja do të kishte qenë krejt ndryshe pa ato dy vendime, – tha Klopi më pas, – unë nuk e kam idenë se çfarë problemi ka ky gjyqtar me mua. Ai nuk është një djalë i keq, por këtë herë e humbi kontrollin. Gjithsesi, ne e kuptua se VAR-i ishte aty, ndryshe do të kishim menduar se nuk ishte”.
Sfidanti.al