UEFA përjashton Totenhemin nga Liga e Konferencës

Një vendim i papritur dhe i pabesueshëm nga drejtuesit e futbollit europian për skuadrën angleze. UEFA e përjashtoi Totenhemin nga Liga e Konferencës pak ditë pasi ndeshja ndaj Renës franceze u anulua për shkak të epidemisë së Kovidit tek Spërsat. UEFA ia dha fitoren në tavolinë 3-0 Renës, dhe pas këtij rezultati Totenhemi zbret në vendin e tretë në grup. Anglezët kishin propozuar të luanin pikërisht sot, një ditë pas ndeshjes ndaj Liverpulit në Premier Ligë, gjë që do ta kishte sforcuar deri në skaj ekipin e trajnerit Antonio Konte, por francezët refuzuan pasi të shtunën luajtën në kampionatin e tyre, ndërsa do të luajnë të mërkurën ndeshjen e fundit të vitit.

Sfidanti.al