Atletiko e Madridit arriti që t’i thotë lamtumirë me fitore Ligës së sivjetme të Kampioneve të Evropës, duke e fituar 2-1 ndeshjen revansh të gjysmëfinales të kësaj Lige, në stadiumin e vet, “Visente Kalderon”, por kjo sigurisht që nuk i ngushëlloi shumë lojtarët e Diego Simeones, duke pasur parasysh se janë lojtarët e Realit ata që kaluan në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve. Atletiko, në fakt, tregoi një frymë luftarake të pazakontë në fillim të ndeshjes, duke e çuar rezultatin në 2-0 në 16 minutat e para dhe duke e vënë në dyshim të madh epërsinë 3-0 të Realit në ndeshjen e parë, por, sidoqoftë, shansi i tij për të dalë në finale shpëtoi në min. e 42-të, kur Isko shënoi mbas një performance individuale fantastike të Benzemas te vija anësore e fushës, ku ai dribloi tre lojtarë të Atletikoës.
Pikërisht, mbas këtij goli shpëtimtar, u zhvillua edhe duel verbal i ashpër mes Ronaldos dhe Fernando Toresit, ndërkohë që si shkas për këtë duel me fjale ofenduese të rënda shërbeu gjesti provokues i sulmuesit portugez mbas shënimit të golit të Iskos. Ronaldo u përpoq me gjeste që t’i bënte të heshtte tifozët e Atletikos gjë që e nxehu shumë Toresin që hyri në një duel mjaft të ashpër me yllin kryesor të “klubit mbretëror”. Mediumet spanjollë nuk pritën shumë dhe e “zbardhën”, menjëherë, përmbajtjen e këtij dueli verbal “të lëngshëm”:
Tores: C’pate, kloun?
Ronaldo: Ik në shtëpi, trap!
Tores: Bir kurve!
Sfidanti.al