Zaniolo shkëlqen si një “Mesi”, por magjistari është tepër larg!

Cili është mbreti i driblingut këtë sezon në kupat europiane? Papritur, në krye të renditjes del talenti i Romës, Nikolò Zaniolo, i cili ka realizuar 17 “mashtrime” të suksesshme. Kaq mirë po paraqitet ylli kryeqytetas saqë është lënë pas vetëm nga “mbreti botëror” i driblimit, Lionel Mesin. Zaniolo ka shkëlqyer në Ligën e Europës, e Mesi në Champions, ndërsa gara mes tyre duket se do të vazhdojë deri në fund të vitit sportiv. Për momentin, argjentinasi është shumë përpara, me 28 driblime, por italiani është tepër i ri në moshë dhe mund të përmirësohet për t’iu afruar mjeshtrit. Ai ka shënuar edhe dy gola, ndaj edhe vlerësohet si një nga talentet më të mirë të kontinentit.

Sfidanti.al