Fjalët janë shumë të qarta dhe gishti tregues nuk gabon. Matias Zamer, një ekspert futbolli, është pa asnjë dyshim kur gjykon Pjer-Emerik Obamejangun. Futbollisti i Dortmundit ka shënuar 98 gola në 144 ndeshje në Bundesligë, diçka vërtet e rëndësishme, por për Zamerin kanë më shumë rëndësi gjër atë tjera. “Nuk arrij të jem i qetë kur mendoj sesi ai provokoi largimin nga Dortmundi, – u shpreh Zameri, – le të hyjmë drejt e në temë, nëse një lojtar bën shkelje të rëndë dhe një klub tjetër dëshiron ta marrë, atëherë këtu kemi të bëjmë me moralin, me sjelljen dhe me rregullat. Siç thotë Jup Hajnkesi, më shumë rëndësi ka një skuadër e bashkuar, sesa një lojtar i vetëm. Një mollë e kalbur nuk ndryshon”.
Obamejang pritet me orë që të kalojë tek Arsenali për 70 milionë euro apo ndoshta 60 milionë, plus që do të marrë një rrogë të madhe. “Klubet sot janë nën trysni të madhe dhe kanë pak shanse, – vazhdon Zameri, – për herë të parë kemi një situatë kur kaq shumë para i bëjnë keq futbollit. Rrjedhojë e kësaj është “djalli”, pra fuqinë e ka paraja”. Zamer, ish-lojtar i Dortmundit dhe i Gjermanisë, thotë se për klubet duhet të ketë rregulla të qarta”.
Zamer ka një ngacmim edhe për Bajernin, kur ai ishte drejtor sportiv, duke thënë se “këtu dua të sjell në lojë Bajernin, edhe pse drejtuesve bavarezë kjo nuk do t’u pëlqejë, sepse Bajerni ka fuqinë financiare që e përdor ndaj klubeve të tjerë, por tek Bajerni thonë se “edhe pse paraja bën keq edhe tek ne, morali ynë është më i mirë””.
Sfidanti.al