Di Maria s’e fsheh ambicien: Argjentina, pretendente për Kupën e Botës

Argjentina është një prej skuadrave favorite për të fituar botërorin e Rusisë. Kjo është ajo që ka deklaruar Anhel Di Maria gjatë një intervistë të dhënë për median në Doha të Katarit. Futbollisti i Paris Sën Zhermen e shprehu në këtë mënyrë ambicien e tij dhe të skuadrës bardhekaltër për në evenimentin më të madh futbollistik

‘Argjentina është një prej skuadrave favorite për të fituar Botërorin e Rusisë- tha Di maria-por ka edhe skuadra të tjera që luajnë futboll të një niveli të lartë si Spanja dhe Franca dhe ne na duhet të punojmë shumë. Faza finale e botërorit është ndryshe nga kualifikueset sepse po s’fitove kthehesh në shtëpi dhe kjo është arsyeja që i bën ndeshjet e këtij evenimenti kaq të vecanta.

Sipas Di Marias, arsyeja që Argjentina është mes pretendenteve për triumfin final në Rusi, është Lionel mesi të cilin e konsideron si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

‘Messi është futbollisti më i mirë në histori-shtoi Di Maria-fitorja e mundshme e Kupës së Botës vetëm sa do ta konfirmojë këtë. Shpresoj që futbolli t’i japë Mesit mundësinë për të fituar Botërorin pasi do të ishte dicka e bukur për të gjithë. Ai ka fituar gjithcka në karrierë dhe unë shpresoj që ta arrijë këtë edhe me Argjentinën’

sfidanti.al