Sikur ka shtypur dikush butonin dhe mbaruan ditët e bukura për kampionin e padiskutueshëm të tenisit Novak Xhokoviç. 20 herë kampioni i Grand Slam , që përcaktohete dhe si kampion i madh i no-vax shpresonte ta çante murin Australian duke treguar një “document falc” të vaksinimit për anticovid 19. Dhe gjërat nuk shkuan ashtu siç ai dëshironte dhe tani do të mbetet “mysafir i këndshëm apo i pakëdshëm” në hotel Park të Carltonit. Kjo të paktën ddrei të hënën. Tamam atë ditë gjykatësit do të japin vendimin përfundimtar për përjashtimin apo jo nga turneu..
Qënka e ndaluar edhe nga “ zotat” që Xhokoviç të kapërcejë Federerin dhe Nadalin për numrin e trofeve të Grand Slameve. Por ka edhe më keq: nëse e përjashtojnë të hënën nga Australia Open, atëhere pritet se çfarë do të ndodhë në turneun më të afërt..Roland Garros të Francës. Edhe këtu mund të hapet një çështje e ngjashme, si kjo e Australisë …
Sfidanti.al