Vërtet Napoli dëshiron të bëjë “vetëvrasje” me Kristiano Ronaldon?!

Nuk është puna vetëm tek rroga se këto janë gjëra që rregullohen që në fillim. Napoli e ka të qartë se do t’i thotë Kristiano Ronaldos që të ulë ndjeshëm pretendimet për rrogën nëse do të dojë të bashkohet me ekipin në stadiumin “Maradona”, por kaq nuk mjafton. Raportet mediatike janë që klubi italian qenka i interesuar për superyllin portugez që nuk i ka punët aspak mirë tek Mançester Junajtidi, ndonëse nuk është shumë e qartë nëse flitet për një dëshirë vërtet të presidentit De Laurentis e trajnerit Luçiano Spaleti, apo janë “tymnaja” që i hap agjenti i portugezit, Nunjez! Spaleti dhe De Laurentis po e shikojnë se çfarë po “katranos” CR7 në “Old Traford”, pra mos vallë nuk e kanë problem t’i sjellin këto probleme në ekipin e tyre? Kjo do të ishte një vetëvrasje, edhe pse Ronaldo mund të prodhojë gola nëse shërbehet siç duhet.

Sfidanti.al