Tifozët janë të lumtur që Ksavi e mësoi më në fund leksionin!

Ka dy ndeshje që trajneri i Barcelonës ka ndryshuar mënyrën e lojës së ekipit të tij. Jo se ka hequr dorë nga filozofia agresive dhe ofensive, me zotërim sa më të madh të topit e qarkullim të tij, dhe me “tiki taka”, por ka vendosur të jetë më i kujdesshëm. Mediat në Spanjë shkruajnë se Ksavi Hernandez e mori leksionin nga Karlo Ançeloti në El Klasikon që e humbi 1-3 ndaj Realit. Katalanasit luajtën shumë përpara në “Bernabeu”, dhe dy lojtarët e krahur ishin shumë më pranë portës së Realit, por kjo i dha mundësi “merengesve” të kundërsulmonin rrezikshëm duke pasur hapësira të mëdha. Kjo nuk ndodhi në dy ndeshjet e tjera, ndaj Vijarrealit dhe kundër Bilbaos, që ishin të vështira, por që u fituan shumë lehtë dhe me shumë gola. i sakrifikuari është Rafinja në sulm, ndërsa mesfusha është forcuar.

Sfidanti.al