NBA, “Magjiku” Bakero kalon edhe legjendat Brajant e Lebron!

Një italo-amerikan po “pushton me sulm” vendin e madh, saktësisht kampionatin e tij të shkëlqyer të basketbollit. Është shkruar shumë për talente të tilla si Nikola Jokiç apo Luka Donçiç, por në “tabelën” e nderit duhet shtuar me lavdërime edhe Paolo Bakero. Ylli 19-vjeçar, që ishte zgjedhje e parë e NBA-së këtë sezon dhe prej të cilit pritej shumë, nuk ka zhgënjyer aspak. Ai ka arritur në 3 ndeshje atë që Kobi Brajant apo Lebron Xhejms nuk kanë arritur ta bëjnë, sepse është adoleshenti i parë në historinë e kësaj lige që shënon të paktën 20 pikë në secilën prej tyre. Bakero shënoi 27 pikë ndaj Detroitit (9 tabela, 5 asistë, 2 bllokime gjuajtjesh), 20 pikë kundër Atlantës pati 20 pikë, 12 topa në tabela e 3 bllokime gjuajtjesh dhe përballë Bostonit arriti në 23 pikë, 5 topa në tabela dhe 3 asistë.

Sfidanti.al