Në të vërtetë, ekziston edhe një datë tjetër e rrezikshme për Blutë e Londrës që nuk kanë humbur ende asnjë ndeshje nën drejtimin e trajnerit të ri, Graham Poter. Ekipi ku luan Armando Broja ka arritur vetëm fitore, si dhe pak barazime (Salcburg, Brenford e Man. Junajtid), ndërsa ka mjaft suksese siç ishin dy të tillë ndaj Milanit në Champions. Tabloidi “Deili Meil” bën një sondazh me pyetjen se kur do të mundet Çelsi dhe 31 për qind e votuesve janë për 9 nëntorin kur londinezët do të luajnë në fushën e Man. Sitit në Premier Ligë. Janë 29 për qind të tjerë që presin që ekipi i Poterit dhe Brojës të mundet në 6 nëntor në shtëpi me Arsenalin, ndërsa 19 për qind presin që humbje të mos humbasë deri në Krishtlindje.
Sfidanti.al