Toni Kros paska pasur të drejtë, Valverde është mes 3 të parëve të Botës!

Mund të mos jetë një Mesi, një Mbape apo një Haland, por është një futbollist i një klasi shumë të lartë. Jo vetëm Toni Krosi, por sidomos Reali i Madridit nuk qenkan gabuar me me këtë uruguajan tepër të talentuar që quhet Federiko Valverde. Mesfushori po e tregon veten në nivele “qiellore” me madrilenët siç u paraqit edhe në fitoren jo edhe aq të lehtë ndaj Seviljes në La Ligë. Kros kishte deklaruar pas fitores 3-1 në “El Klasiko” se Valverde është për momentin një nga 3 lojtarët më të mirë në botë. Mediat europiane janë dakord me mesfushorin gjerman.

Sfidanti.al