Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, konsideron se paratë e mëdha po i shkatërrojnë kampionatet e ligave më të forta të futbollit në Evropë. Ky specialist i njohur francez thotë se, ndërsa ka kaluar vetëm gjysma e sezonit, qysh tani, dihet, pak a shumë, se cili ekip do të dalë kampion në katër ligat më të forta në Evropë, në Premir Ligë – Mançester Siti, në La Liga – Barcelona, në Bundesligë – Bajerni i Mynihut dhe në Ligën e 1-rë – PSZH-ja.
“Duket qartë se nuk ka më mister. Kur shihni situatën në pesë ligat më të forta të futbollit, në katër prej tyre dihet që tani se cili ekip do të dalë kampion. Kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull. Blerjet e mëdha nga disa klube po i shkatërrojnë kampionatet”, theksoi Vengeri. Në fakt, kjo deklaratë e Vengerit mund të konfirmohet nga të dhënat që jep “Transfermarketi”, sipas të cilit klubet në pesë ligat më të forta shpenzuan gjatë sezonin dimëror të transferimeve 907,44 milionë euro: ata anglezë – 473,45 milionë, spanjollë – 276,7 milionë, gjermanë – 72,9 milionë, francezë – 56,8 milionë dhe ata italianë – “vetëm” – 27,59 milionë euro.
Sfidanti.al