Futbollisti më i pasur në botë, Matje Flamini, nënshkruan me Hetafen

Klubi spanjoll, Hetafe, bëri të ditur emrin e përforcimit më të fundit të tij – Matje Flamini. Ky futbollist vjen nga radhët e klubit anglez, Kristal Pallas, ku, gjatë gjysmësezonit të kaluar, atij nuk iu dha shansi që të luante. Ky futbollist, më gjatë në karrierën e tij, ka luajtur me Arsenalin, pesë sezone ka luajtur me Milanin, ndërsa karrierën e ka filluar tek Olimpiku i Marsejës.

Flamini nënshkroi një kontratë gjashtëmujore me Hetafen. Ai, gjatë karrierës së tij, ka fituar jo pak para, por pasuria e vërtetë Flaminit i vjen nga investimet e tij të zgjuara që ai ka bërë para 10 vitesh. Më 2008, Flamini investoi në një kompani biokarburantesh që, tani, vlen rreth 20 miliardë dollarë që e bëjnë Flaminin futbollistin më të pasur në botë, të cilin mund ta kenë zili të madhe edhe Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

Sfidanti.al