Mesjavën e kaluar në mbrëmje, në kampionatet kryesore evropiane të futbollit u mbyll “dritarja” dimërore e transferimeve. Kësaj here, ajo ishte mjaft aktive gjë që, zakonisht, nuk është karakteristike për mesin e sezonit të Premier Ligës angleze. Midis ngjarjeve kryesore të janarit, mund të përmenden: kalimi i kilianit Aleksis Sançez nga Arsenali te Mançester Junajtidi në shkëmbim të armenit Henrik Mhitarian dhe blerja nga Barcelona të gjysmëmbrojtësit brazilian të Liverpulit, Felipe Kutinjo. Duhet të theksohet se, pikërisht, në ditët, orët dhe, madje, edhe minutat e fundit, shumë klube nxituan të mbyllnin kontrata dhjetëramilionshe euro:
Arsenali shpalli blerjen e sulmuesit të Borusias së Dortmundit, Pjer-Emerik Obamejang, me një shumë që përbën rekord për këtë klub, megjithëse shuma e saktë nuk jepet, por, sidoqoftë, shumica e burimeve përmend shifrën 55,5 milionë sterlina.
Klubi i Celsit njoftoi për ardhjen nga Arsenali të sulmuesit 31-vjeçar, Olivie Zhiru, pjesëtar i përfaqësueses franceze (kontrata – një vit e gjysmë).
Këtë sezon, Celsi ka pasur probleme edhe në mbrojtje, kështu që forcimi i kësaj të fundit është prioritet i këtij klubi londinez që solli në rradhët e veta mbrojtësin e Romës, Emerson.
Mançester Siti vendosi një rekord transferimi klubi, duke blerë tek Atletiko e Bilbaos mbrojtësin Emerik Laport për 57 milionë sterlina.
Totenhem Hotspuri arriti të siguronte shërbimet e gjysmëmbrojtësit të PSZH-së dhe të Brazilit, Lukas Mouru, 25 vjeç. Kontrata e këtij të fundit është llogaritur deri më 2023.