I pari mbylli një sezon pa asnjë humbje tek Arsenali në 2004. i dyti ka futbollin ndoshta më spektakolar dhe me fantazi në botë, i treti krijoi një perandori të quajtur Mançester Junajtid duke fituar 13 tituj në Angli e 2 Champions, i katërti ishte “Speciali” dhe realizoi sukses të mënjehershëm, ndërsa i katërti ka futbollin “heavy metal” dhe i dha fund periudhës së “thatësirës” prej 30 vjetësh pa titull tek Liverpuli. Pasi trajneri veteran anglez, Nil Uarnok tha se Arsen Vengeri duhet quajtur më i miri, “Deili Meil” pyeti specialistët e tij për të bërë një renditje. Ata vendosën në vend të parë Sër Aleks Fergusonin, dhe pas tij erdhën Pep Guardiola, Arsen Venger, Zhoze Murinjo dhe Jurgen Klopi.
Sfidanti.al