Trajneri i kryeqytetasve ka vendosur dy kushte për të firmosur kontratën e re, diçka që mund të ndodhë shumë shpejt. Mediat italiane shkruajnë se rinovimi është “pas derës”, por Mauricio Sarri dëshiron që më parë Lacio t’i plotësojë dëshirat për të forcuar ekipin. Fillimisht mendohej që problem ishte mesfusha, por forma shumë e mirë e Kataldit e ka hequr këtë shqetësim. Duhet një lojtar i krahut të majtë, sepse Sarri i ka që të dy njerëzit e krahut në të djathtë. Hysaj e Marushiç po përpiqen të përshtaten, por kanë nevojë për ndihmë. Në sulm duhet një “Imobile numër 2”, për të mbuluar yllin kryesor. Muriqi mendohet që nuk e bën dot këtë rol, por tashmë mund të ketë mundësi meqë Imobile është i dëmtuar. Gjithsesi, në janar mund të synohet norvegjezi Botheim i Bodo Glimtit, të cilin e pëlqen edhe Roma.
Sfidanti.al