Në Paris raportohet shpesh ajo që thuhet në Madrid për ish-kapitenin e Realit, dhe kjo nuk i ka pëlqyer klubit të sheikëve. Drejtori sportiv, Leonardo, deklaroi se mediat franceze po bëjnë lojën e mediave spanjolle që hedhin dyshime mbi efikasitetin e marrjes së Sergio Ramosit nga Paris SG. “Ata hedhin dyshime mbi ne, – tha braziliani, – duan që të kuptohet se ne kemi gabuar, por Ramosi do të luajë”. i fundit që foli për ish-kapitenin e Spanjës, ishte mbrojtësi madrilen, Dani Karvahal. Ai ndodhet i grumbulluar me “Furitë e Kuqe” dhe tha se kishte folur në telefon me Ramosin dhe se ky i kishte thënë se ishte mirë dhe se do të kthehej në fushë shpejt. Futbollisti 35-vjeçar ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Paris, por shpresa është që të nisë gjithçka në fund të nëntorit.
Sfidanti.al