Vazhdon “eksodi”, nga Çelsi ikën dhe Aubamejang

Teksa dukej se “eksodi” i largimeve te “blutë” e Çelsi, një tjetër lojtar ka pranuar të largohet nga londinezët ditën e sotme. Bëhet fjalë për “bomberin” nga Gaboni, Pier-Emerik Aubamejang, i cili do të vazhdojë karrierën e tij diku tjetër.

Ish-“bomberi” i Arsenal e Borussia Dortmund ka pranuar të transferohet si një lojtar i lirë, te francezët e Marsej, teksa pritet që të mbërrijë ditën e sotme në qytetin bregdetar francez për të kryer vizitat mjekësore e më pas të firmosë kontratën e re. Me klubin e ri, gabonezi do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare dhe tashmë “bomberi” shqiptar, Armando Broja do të ketë një “rival” më pak për vendin e titullarit në sulmin e “bluve”.

 

sfidanti.al