Uruguaji nuk deshtoi as ne ndeshjen e fundit te Grupit A ne Boterorin e Rusise. Pasi mposhti Egjiptin dhe Arabine Saudite, skuadra amerikanolatine gjunjezoi dhe vendasit ruse teksa i mposhti me rezultatin e paster 3-0 duke u shpallur edhe fituesi i Grupit me 9 pike te plota.
Fillimi i ndeshjes ishte me nje ritem te larte me skuadrat qe benin loje te hapur dhe ne minuten e 10 uruguajanet moren avantazhin me ane te Luis Suarez. Rusia reagoi duke krijuar edhe ajo rastet e saj. Megjithate kjo nuk e ndali Uruguajin. Ne minuten e 23 skuadra e Tabarez shenoi golin e dyte, ne fakt ishte nje autogol i Çerishev qe devijoi nje top te goditur nga Laksalt.
Ne minuten e 35 Rusia mbeti me 10 lojtare pas ndeshkimit me karton te kuq te Smolnikov. Ne pjesen e dyte, Uruguaji arriti te administroje mjaft mire rezultatin, por ne minuten e 90 gjeti edhe golin e trete me ane te Edinson Kavanit per te mbyllur ne perfeksion kete fazevte pare te Kupes se Botes.
Sfidanti.al