Pjesëtari i përfaqësueses së Brazilit, Fred, edhe zyrtarisht u bë futbollist i ri i Mançestger Junajtidit, pasi atij iu dha viza e punës, duke vendosur kështu firmën e tij në kontratën me klubin gjigant anglez. Ky futbollist brazilian shpërngulet për në “Old Trafford”, duke ardhur nga Shahtjori i Donjeckut dhe, momentalisht, ai ndodhet në Rusi, ku po merr pjesë në Botëror në përbërje të përfaqësueses së Brazilit. Mbas zyrtarizimit të tij te Junajtidi, ky sulmues i shkëlqyer u shpreh i kënatur:
“Jam shumë i gëzuar që do të kem mundësinë të luaj me këtë klub që ka një histori të madhe mbas vetes. Mançester Junajtidi është një nga klubet më të mëdhenj në botë dhe unë mezi po pres që të filloj të luaj me të”, vuri në dukje Fredi, për të cilin klubi me më shumë trofe në Angli pagoi 53 milionë sterlina, ndërsa kontrata e tij do të ketë një kohëzgjatje pesëvjeçare.
Sfidanti.al