Ish-kapiteni i përfaqesueses së Spanjës, Karlos Pujol bëri të ditur se atij iu ndalua që të shfaqej në televizionin iranian, për shkak të flokëve të tij të gjatë. Pujoli ishte angazhuar nga televizioni shtetëror iranian si komentator specialist për ndeshjet e Botërorit që po zhvillohet në Rusi, ku Irani ndodhet në grup me Spanjën, ndaj së cilës ai humbi 0-1, falë një goli fatlum për spanjollët dhe fatkeq për iranianët të shënuar nga Diego Kosta. Por, Pujoli, sidoqoftë, nuk do ta vazhdojë angazhimin e tij, për shkak të iranianët e refuzuan vazhdimin e bashkëpunimit me legjendën spanjolle të fubollit, por përgënjeshtruan se arsyeja ishin flokët e gjatë.
Morteza Mirbageri, zyrtar i lartë në Iran që mbulon median lokale, deklaroi se arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit me Pujolin nuk ka lidhje me flokët, por ka natyrë financiare. “Ne nuk mund t’u japim një të huaji miliona, vetëm sepse ai shfaqet disa minuta në televizion”, vuri në dukje zyrtari i lartpërmendur iranian.
Sfidanti.al