Edhe Daliç shënon: Atë që bëri Sampaoli, unë kurrë nuk do ta bëja!

Zllatko Daliç është bërë një hit i vërtetë në Kroaci, pasi ai arriti që me përfaqësuesen e Kroacisë që ishte në një pozitë të pakëndshme në fund të fazës kualifikuese, jo vetëm që të mundte Ukrainën, ndërsa më pas edhe Greqinë në ndeshjen play off, por ai vazhdoi me lojrat fantastike të ekipit të vet edhe në Kupën e Botës Rusi-2018, duke mundur fillimisht Nigerinë 2-0 dhe, më pas, edhe vetë Argjentinën 3-0 që askush në Kroaci nuk e kishtë parë as në ëndërr!

Në konferenceën e tij të fundit të shtypit, Daliçi bëri të ditur ai se do të luante me një formacion të kombinuar kundër Islandës, ndërkohë që në një intervistë në “Sportske Novosti” ai lëshoi kritika në adresë të trajnerit të Argjentinës, Horhe Sampaoli. “Sampaoli nuk më uroj për fitoren, nuk më tha asnjë fjalë. Është për të ardhur keq mënyra sesi ai u largua nga fusha, nuk më përshëndeti as mua dhe as lojtarët. Unë për vete kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Unë do ta kisha mbledhur veten, do t’i isha afruar trajnerit kundërshtar që më mundi dhe do ta uroja për fitoren. Para ndeshjes, unë i dhurova atij një bluzë të përfaqësueses kroate, kështu që le ta mbajë atë si suvenir nga kjo ndeshje”, vuri në dukje trajneri kroat, Zllatko Daliç, duke shtuar se Sampaoli nuk mund të konsiderohet si një trajner i madh, kur ka sjellje të tilla.

Sfidanti.al