Arabia Saudite ben surprizen; ‘permbyt’ Egjiptin e mbyll boterorin me nder

Arabia Saudite e mbyll me nder aventuren e saj ne Boterorin e Rusise. Skuadra saudite beri surprizen teksa mposhti Egjiptin qe ne leter dukej me i favorizuar me rezultatin 2-1 me skuadren e Hektor Kuper qe largohet nga Rusia pa lene shenje pavaresisht se ka ne radhet e saj Mohamed Salah.

U duk se gjithcka po shkonte mjaft mire per Egjiptin qe ne minuten e 22 mori avantazhin me yllin e tij, Mohamed Salah. Por me kalimin e minutave gjerat moren tjeter rrjedhe. Ne minuten e 41 Arabia fitoi nje 11 metersh. Al Muvalad u vu perballe 45 vjeçarit El Hadarit qe vendosi rekord si portieri me i vjeter ne boterore dhe kete e festoi duke pritur penalltine.

Per fat te keq, portieri egjiptian nuk e perseriti te njejten gje ne minutat shtese te pjeses se pare kur u akordua nje tjeter 11 metersh ne favor te sauditeve. Kete radhe ekzekutimin e mori Al Faraj qe u tregua i sakte nga pika e bardhe.

U duk se kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit, por ne minuten e 94, Al Dausari shenoi golin e fitores per Arabine Saudite qe e mbyll Boterorin ne vendin e trete ne Grupin A duke ia lene vendin e fundit Egjiptit.

Sfidanti.al