Unai Emeri kërkon “yllin” spanjoll, Aston Vila bën gati ofertën e dytë

Deri më tani plot 88 milionë euro për shpenzuara për “yje” si Juri Tilemans, Musa Diabi e Pau Torres. Bëhet fjalë për anglezët e Aston Vila, të cilët duket se nuk kanë ndërmend ta mbyllin me kaq merkaton e verës dhe tanimë kërkojnë një tjetër lojtar.

Objektivi i tyre i radhës është anësori i sulmit të Barcelona, Feran Torres, i cili fillimisht u kërkua në huazim me detyrim blerje prej 25 milionë eurosh, por Presidenti Laporta e refuzoi ofertën e klubit nga Birmingami. Mirëpo, këta të fundit nuk janë ndalur dhe kësaj herë kanë ofruar plot 30 milionë euro, të ndara në modulin 20 milionë bazë plus 10 të tjera në formën e bonuseve në bazë të paraqitjeve të lojtarit e skuadrës, megjithatë Presidenti i “blaugranave” e ka refuzuar sërish ofertën, teksa kërkon 30 milionë euro të plota pa asnjë bonus dhe tanimë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fundin e kësaj merkatoje.

 

sfidanti.al