Uli Hoeness: Spanja do të dominojë botën vitet e ardhshme

Në një intervistë për Bild, Uli Hoeness, presidenti aktual i Bayernit, ka rrëfyer se është një adhurues i madh i futbollit të Luis de la Fuente dhe se skuadra spanjolle do të shënojë një epokë të artë në futboll. “Mendoj se po lind diçka që do të dominojë botën në vitet e ardhshme. Të humbasësh ndaj kësaj skuadre nuk është turp”, theksoi Uli Hoeness, duke iu referuar eliminimit të Gjermanisë në çerekfinale të Euro 2024 pikërisht nga “La Roja”. Ende duke folur për paraqitjen e “Mannschaft” në Kampionatin Evropian, drejtori i bavarezëve shprehu keqardhjen për eliminimin e tyre të hershëm, në një ndeshje ku u shfaqën dy skuadrat më të mira të kompeticionit:

“Spanja fitoi me meritë. Në fund, duhet të pranojmë se pamë një finale të hershme në çerekfinale. Gjermani – Spanjë ishte një finale e hershme. Ishin dy skuadrat më të mira në kompeticion. Spanjollët ishin pak më të mirë.” Së fundi, Hoeness theksoi cilësinë e Wirtz dhe Musialas. “Jam një fans i Musialas dhe Wirtz. Të gjithë e dimë se doja ta shihja atë (Wirtz) te Bayerni. Megjithatë, buja që po u bëhet më duket e gabuar, sepse në këto kushte presioni nuk mund të zhvillohen sipas nevojës. Krahasimi i Jamal Musialas me Maradonën më duket çmenduri dhe ne nuk po u bëjmë asnjë nder të rinjve me këtë. Nuk ka dyshim se një ditë mund ta arrijnë atë nivel, por të bësh kaq shumë presion tani është një gabim i madh”, përfundoi drejtuesi veteran i Bayernit.

 

sfidanti.al