Calafiori, Bologna dhe Baseli grinden për ndarjen e parave

Situata me qendërmbrojtësin italian, Riccardo Calafiori, mbetet e njëjtë si javën e kaluar. E vetmja gjë që ka shkuar ndryshe nga sa pritej është se sipas raportimeve të Sky Sports, mbrojtësi i përfaqësueses italiane nuk i është bashkuar skuadrës emiliane (Bologna) për të nisur fazën parasezonale. E ardhmja e futbollistit do të jetë tek Arsenali, pasi ka marrëveshje me “Topçinjtë”, por Bolonja dhe Baseli nuk kanë arritur ende një marrëveshje për të parë se sa do të përfitojnë secila skuadër nga transferimin i lojtarit në Premier League. Besohet se “Topçinjtë” do të paguajnë 42.1 milionë paundë për mbrojtësin e Bolonjës që tërhoqi vëmendjen me një seri paraqitjesh të shkëlqyera në Serinë A sezonin e kaluar dhe në Euro 2024.

sfidanti.al