Bylisi nuk ndalet në merkato

Bylisi vazhdon të përforcohet në këtë merkato verore, për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik, që në nis më 18 gusht. Skuadra ballshiote, pasi ktheu në shtëpi një emër të rëndësishëm si Emanuel Egbo në rolin e trajnerit, tani por kompleton organikën me elementët e nevojshëm për të përballuar kampionatin elitar. Mësohet se drejtuesit e Bylisit kanë siguruar shërbimet e portierit Klevis Hasanbelli dhe të mbrojtësit Paolo Kasmollari. “Gardiani” sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit, ndërsa mbrojtës i djathtë kontribuoi për Lushnjën në Kategorinë e Parë. Në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohen këto marrëveshje, që sigurisht nuk do të jetë të fundit, pasi drejtuesit e Bylisit kanë ambicie për të ndërtuar një ekip konkurrues, më synimin qëndrimin në elitë.

sfidanti.al