Uejn Runi: Ronaldo jo aq i mirë sa më parë, por po aq i mërzitshëm

Trajneri i sotëm i Derbi Kauntit, është pyetur së fundmi për kohën që kaloi tek Mançester Junajtidi dhe për disa nga yjet kryesorë të asaj kohe. Uejn Runi nuk ngurroi aspak të thoshte atë që mendonte për Kristiano Ronaldon, por edhe për Rio Ferdinadin apo Karlos Tevezin. “Ronaldo ka qenë i shkëlqyer, por ka qenë tepër i mërzitshëm, – tha Runi, – sot ai nuk është më aq i mirë sa ka qenë dikur, por është po aq i mërzitshëm”. Për Rio Ferdinandin fjalët e ish-yllit të sulmit ishin që “ai ishte një lojtar i madh, por mjaft mendjemadh”. Sa për Tevezin, Runi deklaroi se “u habita që ai nuk dinte të fliste, unë i fola 30 minuta dhe ai vetëm belbëzonte, por gjithsesi unë jam kënaqur shumë që luajta 2 vjet krah tij”.

Sfidanti.al