Uejn Runi: Dikush t’i kujtojë Mbapesë se Mesi kishte 4 Topa të Artë kur ishte 22 vjeç!

Kampioni i madh anglez padyshim që nuk qenka një “tifoz i thekur” i sulmuesit të shkëlqyer të Francës dhe Paris SG. Në versionin e trajnerit dhe të opinionistit, Uejn Runi, deklaron se nuk mund të ketë krahasim mes Lionel Mesit dhe Kilian Mbapesë, sado që 23-vjeçari ka shënuar shumë gola, ka dhënë shumë asistë dhe është shpallur kampion i botës me kombëtaren. “Dikush duhet t’i thotë Mbapesë se Mesi në moshën 22-vjeçare kishte 4 Topa të Artë, – thotë Runi, – ndërsa ai është 22-23 vjeç dhe mbështetet në supin e Mesit. Një ego më të madhe se kaq unë nuk kam parë kurrë në jetën time (!!!)”

Sfidanti.al