Madhështia e golit e Kristiano Ronaldos, në moshën 37-vjeçare ngjan me të mëdhenjtë e historisë!

Tek Mançester Junajtidi sezonin e kaluar shënoi 24 rrjeta në 38 ndeshje, një mesatare shumë e mirë për çdo sulmues, e sidomos për një yll që po i afrohet të 40-ve. Kristiano Ronaldo arriti në 29 gola në Serinë A në vitin e fundit tek Juventusi duke marrë Këpucën e Artë në Itali, dhe këtë shifër nuk e ka arritur në ligat e mëdha asnjë nga emra të tillë si Del Piero, Raul, Vija, Trezege, Van Nistelroi, Torres apo Shevçenko, lojtarë që ishin tërhequr në moshën e tij të sotme! Portugezi do të mbushë 38 vjeç në shkurt e ndoshta nuk do ta ketë më aftësinë e deritanishme për të shënuar, por gjithsesi nuk e meriton që asnjë e rëndësishme në Champions këtë vit nuk preferon ta marrë.

Sfidanti.al