Kryevepra e Romës dhe e Murinjos, marrin Dibalën e Vajnaldumin e fitojnë 40 milionë euro!

Kaq do të ishte shuma totale e grumbulluar nga transferimi në dalje i disa futbollistëve. Roma e Zhoze Murinjos deri tani ka vepruar me shumë zgjuarsi në tregun e futbollit duke marrë lojtarë shumë të mirë si Paulo Dibala, Georgino Vajnaldum apo Nemanja Matiç (e duke ruajtur deri tani Zaniolon), si dhe duke fituar nga 35 në 40 milionë euro. Duket diçka e pamundur, por ja që ka ndodhur. Kryeqytetasit kanë transferuar 5 lojtarë me përfitim, që nga Robin Olsen (3.5 milionë euro), Pau Lopez (12), Alesandro Florenci (2.5), Xhengiz Ynder (8.4) apo Zhordan Veretut (11 deri në 16 milionë euro).

Sfidanti.al